Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7824, DATË 18.5.1994

Ligji nr. 7958, datë 5 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 shkurt 1996.

Numri
7958
Data e miratimit
5 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 14 gusht 1995
Hyn në fuqi
14 gusht 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14

LIGJ

Nr.7958, datë 5.7.1995

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RISHPËRNDARJEN NË

VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE” NDRYSHUAR ME

LIGJIN NR.7824, DATË 18.5.1994

Në mbështetje të neneve 16 dhe 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7745, datë 26.7.1993 “Për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasurisë së

ish-kooperativave bujqësore, ndryshuar me ligjin nr.7824, datë 18.5.1994 bëhen këto shtesa e

ndryshime:

1. Pas nenit 8 shtohet neni 8/a me këtë përmbajtje:

“Komisionet për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish -kooperativave

bujqësore të komunave apo bashkive, dorëzojnë dokumentacionin e rivlerësimit dhe rishpërndarjes në

vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore në komunë apo bashki.”

2. Pas nenit 10 shtohet neni 10/a me këtë përmbajtje:

“Komisionet e komunës apo të bashkive që veprojnë në kundërshtim me këtë ligj për

plotësimin e dokumentacionit për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish -

kooperativave bujqësore, kur këto veprime nuk formojnë vepra penale, çdo anëtar i komisionit të

komunës apo bashkitë në var ësi të shkallës së përgjegjësisë, dënohet për kundërvajtje administrative

nga 2000 deri në 3000 lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 shkurt 1996 · 8071 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7958, DATË 5.7.1995 “PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7745, DATË 26.7.1993 “PËR RIVLERËSIMIN DHE RISHPËRNDARJEN NË VLERË TË PASURISË SË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.