Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2021-2027

Ligji nr. 9/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2024
Data e miratimit
8 shkurt 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 41, 5 mars 2024
Hyn në fuqi
20 mars 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2024-03-05

LIGJ

Nr. 9/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI–SHQIPËRI 2021–2027

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 8.2.2024.

Shpallur me dekretin nr. 84, datë 26.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE FINANCIMI

KUSHTET E VEÇANTA

Komisioni Evropian, në vijim referuar si “Komisioni”, i cili vepron për llogari dhe në emër të Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “BE”, në njërën anë;

dhe

Mali i Zi, i përfaqësuar nga qeveria e Malit të Zi (në vijim referuar si “Mali i Zi”);

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.