PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Ligji nr. 7962, datë 13 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 nëntor 2000.
- Numri
- 7962
- Data e miratimit
- 13 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 14 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 29 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14
LIGJ
Nr.7962, datë 13.7.1995
PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
PJESA E PARË
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është të përmirësojë dhe të nxitë efektivitetin ekonomik dhe cilësinë e
shërbimeve në veprimtarinë e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, duke
siguruar interesin publik.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon kushtet e veprimtarisë në sektorin e energjisë elektrike, të drejtat dhe detyrat
e personave fizikë a juridikë si dhe të administratës shtetërore.
Neni 3
Fusha e veprimtarisë
Veprimtari në sektorin e energjisë elektrike, në territorin e Republikës së Shqipërisë, me
kushtet e përcaktuara nga ky ligj, mund të ushtrojnë persona fizikë a juridikë vetëm në bazë të licencës
të dhënë nga Enti i Rregullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike.
Neni 4
Enti i Rregullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike
Krijimi dhe detyrat e entit të Rregullimit të Sektorit të Energjisë Elektrike caktohen me ligj të
veçantë.
Neni 5
Periudha tranzitore
Gjatë periudhës tranzitore deri sa Enti i Rregullimit të marrë funksionet e plota të tij në
përputhje me “Ligjin e Rregullimit”, zbatimi i këtij ligji do të ushtrohet nga ministri i Ministrisë së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 nëntor 2000 · 8679 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7962, DATË 13.7.1995, “PËR ENERGJINË ELEKTRIKE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.