Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E SEKTORIT ELEKTROENERGJETIK

Ligji nr. 7963, datë 13 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7963
Data e miratimit
13 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 14 gusht 1995
Hyn në fuqi
14 gusht 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14

LIGJ

Nr.7963, datë 13.7.1995

PËR PRIVATIZIMIN E SEKTORIT ELEKTROENERGJETIK

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491 datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,

me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës

së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, në paragrafin e dytë të nenit 3, pas fjalëve

“të ekonomisë kombëtare” hiqen fjalët “industria e energjetikës”.

Neni 2

Privatizimit i nënshtrohet shpërndarja, gjenerimi dhe transmetimi i energjisë elektrike.

Neni 3

Privatizimi fillon me shpërndarjen dhe gjenerimin.

Neni 4

Lejohen investime të reja private në të gjithë sektorin elektroenergjetik.

Neni 5

Forma kryesore e privatizimit të sektorit elektroenergjetik (KESH), do të jetë ajo me shoqëri

anonime me paketë kontrolluese. Formula e mbajtësve të aksioneve do të përcaktohet nga Kuvendi

Popullor.

Neni 6

Rregullimi i marrëdhënieve midis qeverisë, privatit dhe konsumatorit do të bëhet nga Enti

Rregullues, veprimtaria e të cilit do të miratohet me ligj të veçantë.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1162, datë 31.7.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.