PËR MOSTËRHEQJEN NË BUXHETIN E SHTETIT TË DETYRIMEVE PËR TATIMIN MBI QARKULLIMIN, TË TRASHËGUARA PA U DERDHUR DERI NË DATËN 31.12.1994 NGA MINIERA E QYMYRIT NË MEMALIAJ DHE NGA MINIERA E BITUMIT NË SELENICË
Ligji nr. 7965, datë 19 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7965
- Data e miratimit
- 19 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 14 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 29 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14
LIGJ
Nr.7965, datë 19.7.1995
PËR MOSTËRHEQJEN NË BUXHETIN E SHTETIT TË DETYRIMEVE PËR TATIMIN
MBI QARKULLIMIN, TË TRASHËGUARA PA U DERDHUR DERI NË DATËN 31.12.1994
NGA MINIERA E QYMYRIT NË MEMALIAJ DHE NGA MINIERA E BITUMIT NË
SELENICË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491 datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Detyrimet për tatimin mbi qarkullimin, të trashëguara pa u derdhur deri në datën 31 dhjetor
1994 nga Miniera e Qymyrrit në Memaliaj (ish-minierat e qymyrit nr.1, nr.2 dhe nr.3) dhe nga miniera
e bitumit në Selenicë, të mos tërhiqen në buxhetin e shtetit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.1165, datë 31.7.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.