PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 7964, datë 19 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7964
- Data e miratimit
- 19 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 14 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 29 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14
LIGJ
Nr.7964, datë 19.7.1995
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E
LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491 datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7810, datë 6.4.1994 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, pas nenit 39
shtohet një kre i veçantë: “Arsimi i lartë ushtarak” me nenet 39/a, 39/b, 39/c, 39/ç, me këtë
përmbajtje:
“Neni 39/a
Arsimi i lartë ushtarak kryhet në Akademitë Ushtarake të Oficerëve, ndërsa arsimi i lartë civil
i oficerëve kryhet në universitetet e vendit. Arsimi pasuniversitar ushtarak kryhet në Akademinë e
Mbrojtjes.
Misioni i arsimit të lartë ushtarak, përveç përcaktimeve të tjera në nenin 1, është:
Të përgatitë oficerë të aftë të gatshëm për një jetë me përkushtim në shërbim e në mbrojtje të
atdheut dhe kombit.
Neni 39/b
Akademitë ushtarake të oficerëve varen nga ministrat përkatës.
Përcaktimi i strukturës së çdo akademie ushtarake, numri i studentëve dhe llojet e
specialiteteve bëhen në vartësi nga arsimimi që jepet dhe miratohet nga titullari i ministrisë.
Drejtuesit ushtarakë të strukturave të akademive ushtarake të oficerëve emërohen nga titullari i
ministrisë ose institucionit përkatës.
Neni 39/c
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.