PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 7967, datë 20 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7967
- Data e miratimit
- 20 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 14 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14
LIGJ
Nr.7967, datë 20.7.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7810, DATË 6.4.1994 “PËR ARSIMIN E LARTË NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Komi sionit të Arsimit, Shkencës, Çështjeve Sociale dhe Shërbimeve
Publike,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7810, datë 6.4.1994 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto
ndryshime:
Në nenin 7, mbas rreshtit të nëntë shtohet fjalia:
“Zëvendësrektori emërohet nga Ministri i Arsimit mbi bazën e kandidaturave të propozuara
nga senati”.
Në nenin 7, në rreshtin e katërmbëdhjetë, para togfjalëshit “... në Këshillin e Fakultetit”,
shtohet togfjalëshi: “si dhe përfaqësuesit e departamentit”.
Në nenin 11, pas pikës 2, shtohen edhe pikat:
“11.3. Kursi i studimit është një fushë apo drejtim studimi në shkollën e lartë, në përfundim të
të cilit lëshohet diplomë ose çertifikatë nga fakulteti pranë të cilit kryhen me sukses studimet. Sipas
natyrës akademike, kursi i studimit mund të emërtohet “degë” apo “profil”. Profili është nëndegëzim,
rrjedhimisht është një orientim studimi më i ngushtë dhe më specifik se ai që përfaqëson dega.
11.4. Kurset e studimit (degët dhe profilet) hapen në shkollat universitare dhe jouniversitare
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.