Ligj

PËR RREGULLIMIN E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Ligji nr. 7970, datë 20 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7970
Data e miratimit
20 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 18 gusht 1995
Hyn në fuqi
2 shtator 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1995-08-18

LIGJ

Nr.7970, datë 20.7.1995

PËR RREGULLIMIN E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Me këtë ligj ngrihet një ent rregullues i pavarur që do të quhet Enti i Rregullimit të Sektorit të

Energjisë Elektrike (ERE). Ky ligj përcakton funksionet, detyrat dhe të drejtat e Entit të Rregullimit të

Sektorit të Energjisë Elektrike, procedurat dhe standardet në bazë të të cilave ai do të veprojë, si dhe

do të parashikojë kushtet e licencave dhe rregullimin e veprimtarive të personave që do të ushtrojnë

funksione në sektorin e energjisë elektrike.

Neni 2

Përcaktime

Në këtë ligj shprehjet e mëposhtme do të kenë kuptimet:

1.”Enti i Rregullimit (ERE)” do të kuptohet si institucioni i Rregullimit të Sektorit të Energjisë

Elektrike, që ngrihet sipas nenit 3 të këtij ligji.

2.”Konsumatori i energjisë elektrike me shumicë” do të kuptohet ai konsumator që blen ose

merr energji elektrike me fuqi më të madhe se një megavat ose me karakteristika të tjera të tilla që do

t’i përcaktojë Enti me rregullore.

3.”Konsumator” do të kuptohet një person ose vazhduesi i interesave të tij që blen ose merr

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.