Ligj

PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË

Ligji nr. 7973, datë 26 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 17 shkurt 2005.

Numri
7973
Data e miratimit
26 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 23 gusht 1995
Hyn në fuqi
7 shtator 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1995-08-23

LIGJ

Nr.7973, datë 26.7.1995

PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË

SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është: Të krijojë kuadrin ligjor për pjesmarrjen e sektorit privat,vendas e të

huaj, nëpërmjet koncesioneve dhe formave të tjera të partneritetit shtet-privat në shërbimet publike dhe

infrastrukturë.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Qeveri” do të thotë Këshilli i Ministrave.

2. “Organ shtetëror i autorizuar” është çdo organ shtetëror admin istrativ, i cili është caktuar

nga Këshilli i Ministrave për të bërë një kontratë koncesioni ose kontratë partneriteti shtet-privat.

3. “Bankë” është Banka e Shqipërisë.

4. “Koncesion” është një formë kontrate e marrëveshjeje, me anën e së cilës një person juridik

joshtetëror ose fizik i jepet e drejta të marrë në formën e koncesionit nga organi shtetëror i autorizuar

një pasuri për të kryer shërbimet e specifikuara për një periudhë të gjatë kohe në një nga format e

parashikuara në këtë ligj. Subjekti, të cilit i jepet koncesioni, është përgjegjës për financimin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 28 mars 1996 · 8105 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 “PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURËN”
  2. 16 prill 1998 · 8329 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 "PËR KONCENSIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8105, DATË 28.3.1996 DHE DEKRETIN NR.1628, DATË 17.10.1996
  3. 17 prill 2003 · 9053 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 "PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË", I NDRYSHUAR
  4. 17 shkurt 2005 · 9346 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 “PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË”, I NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.