Ligj

PËR BARNAT NARKOTIKË DHE LËNDËT PSIKOTROPE

Ligji nr. 7975, datë 26 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 3 shkurt 2026.

Numri
7975
Data e miratimit
26 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 25 gusht 1995
Hyn në fuqi
9 shtator 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1995-08-25

LIGJ

Nr.7975, datë 26.7.1995

PËR BARNAT NARKOTIKË DHE LËNDËT PSIKOTROPE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat e prodhimit, fabrikimit, importimit, eksportimit,

tregtimit, përdorimit, kontrollit dhe ruajtjes së barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji, barna narkotike dhe lëndë psikotrope me prejardhje natyrore ose

sintetike janë një grup i vecantë lëndësh, përdorimi abuziv i të cilave dëmton shëndetin dhe krijon

varësi të përdoruesit nga këto lëndë.

KREU II

KLASIFIKIMI I BARNAVE NARKOTIKE DHE LËNDËVE PSIKOTROPE

Neni 3

Lëndët dhe përgatesat e përfshira në këtë ligj janë klasifikuar në 3 tabela, I, II dhe III sipas

masave të kontrollit që ushtrohen për këto lëndë.

Neni 4

Të gjitha bimët dhe lëndët e klasifikuara si barna narkotike ose si lëndë psikotrope nga

konventat ndërkombëtare ose akte të tjera në zbatim të këtyre konventave; përgatesat e tyre, si dhe

gjithë bimët dhe lëndët e tjera të rrezikshme për shëndetin publik, për shkak të efekteve të dëmshme që

rezultojnë nga keqpërdorimi i tyre, janë përfshirë në tri tabela. Klasifikimi i tyre është bërë në bazë të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 9 shtator 2004 · 9271 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7975, DATË 26.7.1995,
  2. 8 qershor 2006 · 9559 · Për një shtesë në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”
  3. 14 shkurt 2013 · 46/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar
  4. 14 dhjetor 2023 · 99/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar
  5. 19 dhjetor 2024 · 128/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope", i ndryshuar
  6. 3 shkurt 2026 · 17/2026 · Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike, psikotrope dhe të kontrolluara”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.