PËR FONDET E INVESTIMEVE
Ligji nr. 7979, datë 26 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7979
- Data e miratimit
- 26 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 23 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 7 shtator 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1995-08-23
LIGJ
Nr.7979, datë 26.7.1995
PËR FONDET E INVESTIMEVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj rregullon mënyrën e formimit, veprimtarinë e fondeve të investimeve, mbrojtjen e
investitorëve dhe mbikëqyrjen shtetërore të fondeve të investimeve.
Neni 2
Përveçse kur përcaktohen ndryshe, në këtë ligj termat e mëposhtme do të nënkuptojnë:
2.1. Me “fond investimesh” nënkuptohet çdo person juridik privat që, duke akumuluar
burimet financiare të personave fizikë a juridikë (letrat me vlerë të privatizimit, kesh),
- emeton vetëm aksionet e tij në këmbim të tyre;
- investon, riinveston, zotëron ose tregton letrat me vlerë.
2.2 Me “aksion” kuptojmë pjesën e përcaktuar të pronësisë në kapitalin e fondit të
investimeve. Pronari i aksionit ka të drejtë të përfitojë proporcionalisht pjesën e tij në fitimin e
shoqërisë tregtare dhe të marrë pjesë në drejtimin e kësaj shoqërie sipas kontratës së themelimit, e
cila gjithashtu përcakton mënyrën e transferimit të aksioneve (kalimi i pronësisë).
2.3 Me “autoritet rregullues” do të kuptojmë Ministrinë e Financave.
2.4 Me “administrator” në fondin e investimeve do të kuptojmë çdo subjekt që është
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.