Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “PËR KONDIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7977, datë 26 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7977
Data e miratimit
26 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 14 gusht 1995
Hyn në fuqi
1 gusht 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14

LIGJ

Nr.7977, datë 26.7.1995

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “PËR KONDIN E PROCEDURËS

PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491 datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,

me propozimin e Komisionit të Ligjeve,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, në nenin 525, shtohet paragrafi i

dytë me këtë përmbajtje:

“Për çështjet penale që ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi ndodhen në fazën e hetimit ose të

gjykimit në shkallë të parë dhe në apel, do të zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të

mëparshëm, por jo më pas se 15 nëntor 1995”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi më 1 gusht 1995, së bashku me Kodin e Procedurës Penale të Republikës

së Shqipërisë.

Shpallur me dekretin nr.1172, datë 3.8.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.