PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7941, DATË 31.5.1995 “PËR HYRJEN NË FUQI TË LIGJIT NR.7895, DATË 27.1.1995” “PËR KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 7984, datë 28 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7984
- Data e miratimit
- 28 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 14 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14
LIGJ
Nr.7984, datë 28.7.1995
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7941, DATË 31.5.1995 “PËR HYRJEN NË FUQI TË
LIGJIT NR.7895, DATË 27.1.1995” “PËR KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.1991, “Për dispoz itat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si vijon:
Personat të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë për një ose më shumë vepra pen ale
me masa dënimi për një ose më shumë prej tyre më të larta se sa maksimumi që parashikon për to
Kodi i ri Penal, ju mbetet për secilën prej tyre ky maksimum.
I njëjti dënim i formës së prerë mbetet edhe kur neni përkatës i Kodit të Ri Penal e parashikon
atë masë dënimi.
Personat të cilët pas hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal e kanë plotësuar dënimin e parashikuar
për veprat sipas Kodit të Ri Penal, në përputhje me këtë ligj, lirohen menjëherë.
Neni 2
Në nenin 8 shtohet paragrafi i mëposhtëm:
Kur një person ka kryer një ose më shumë vepra penale për të cilat, sipas këtij ligji, nuk u
ndryshohet masa e dënimit të dhënë me vendim të formës së prerë, mbetet bashkimi i dënimeve i bërë
në atë vendim të formës së prerë.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 korrik 1995.
Shpallur me dekretin nr.1171, datë 3.8.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.