Ligj

PËR INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS

Ligji nr. 7986, datë 13 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 7 shkurt 2002.

Numri
7986
Data e miratimit
13 shtator 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 10 tetor 1995
Hyn në fuqi
25 tetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1995-10-10

LIGJ

Nr.7986, datë 13.9.1995

PËR INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

1. Qëllimi i ligjit “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës” (që më poshtë do të quhet “Ligj”)

është të sigurojë zbatimin e legjislacionit të punës nga punëdhënësi dhe personat e punësuar prej tyre.

2. Shteti do të krijojë, zhvillojë e fuqizojë Inspektoratin Shtetëror të Punës (që më poshtë do të

quhet “Inspektorati”), për të siguruar në emër të tij zbatimin e legjislacionit të punës dhe të kryejë

inspektimin në punë, siç parashikohet në këtë ligj.

Neni 2

Përkufizime

1. Përkufizimet e Kodit të Punës do t’i aplikohen dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të

rasteve kur në të parashikohet ndryshe.

2. Me termin “Ministër” do të kuptojmë ministrin e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale

dhe ish-të Përndjekurve Politikë.

3. Me termin “Ministri” do të kuptojmë Ministrinë e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale

dhe ish-të Përndjekurve Politikë.

4. Me termin “Inspektorat” do të kuptojmë organet dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të

Punës.

5. Me termin “Inspektimi në punë” do të kuptojmë veprimtaritë dhe inspektimin e kryer nga

inspektorati.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 shtator 1998 · 8394 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7986, DATË 13.9.1995 "PËR INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS"
  2. 7 shkurt 2002 · 8857 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7986, datë 13.9.1995 “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”, ndryshuar me ligjin nr.8394, datë 2.9.1998

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.