PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7696, DATË 7.4.1993 “PËR SHËRBIMIN E ROJAVE CIVILE”
Ligji nr. 7985, datë 13 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7985
- Data e miratimit
- 13 shtator 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 10 tetor 1995
- Hyn në fuqi
- 10 tetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1995-10-10
LIGJ
Nr.7985, datë 13.9.1995
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7696, DATË 7.4.1993 “PËR
SHËRBIMIN E ROJAVE CIVILE”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 3 të ligjit nr.7696, datë 7.4.1993, fjala “Firma private” zëvendësohet me fjalën
“shoqëri të rojave civile” dhe shtohet paragrafi:
“Shoqëritë e rojave civile e zhv illojnë veprimtarinë e tyre jashtë ndikimeve të partive politike
e organizatave shoqërore. Atyre u ndalohet të organizohen në shoqata të ndryshme të çdo lloji”.
Neni 2
Në dispozitat e neneve 3, 4, 6, 8, 9 e 14 të ligjit nr.7696, datë 7.4.1993, fjalët “organet e rendit
Publik”, “Ministria e Rendit Publik” dhe “Ministri i Rendit Publik” zëvendësohen me fjalët,
përkatësisht, “organet e Brendshme”, Ministria e Brendshme” dhe “Ministri i Brendshëm”.
Neni 3
Në nenin 4 të ligjit nr.7696, datë 7.4.1993, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Numri i efektivit të rojave që punëson një shoqëri e rojave civile përcaktohet në marrëveshje
me organet e Brendshme. Numri i armëve që do të ketë një shoqëri në pronësi ose në përdorim të jetë
deri në 2 për qind e efektivit të organit të Brendshëm të njësisë administrative ku vepron”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.