Ligj

PËR PAGAT E GJYKATËS SË APELIT USHTARAK

Ligji nr. 7988, datë 13 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7988
Data e miratimit
13 shtator 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 10 tetor 1995
Hyn në fuqi
10 tetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1995-10-10

LIGJ

Nr.7988, datë 13.9.1995

PËR PAGAT E GJYKATËS SË APELIT USHTARAK

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Pagat e Gjykatës së Apelit Ushtarak të jenë të njëjta me ato të Gjykatës së Apelit Civil për

funksionet kryetar, zëvendëskryetar dhe gjyqtarë.

Neni 2

Pagat sipas paragrafit të dytë të pasqyrës nr.4 bashkëngjitur ligjit nr.780 0, datë 2.3.1994 “Për

pagat e gjyqtarëve, ndihmësgjyqtarëve efektivë, prokurorëve dhe hetuesve” për Gjykatën e Apelit

Ushtarak, shfuqizohen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet e tij nga data 1 korrik 1995.

Shpallur me dekretin nr.1212, datë 25.9.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.