Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020, "Për prokurimin publik"

Ligji nr. 16/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2024
Data e miratimit
8 shkurt 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 40, 4 mars 2024
Hyn në fuqi
19 mars 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2024-03-04

LIGJ

Nr. 16/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 162/2020,

“PËR PROKURIMIN PUBLIK”1

Në mbështetje të nenit 78, nenit 81, pika 1, dhe nenit 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI:

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4, “Përkufizime”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Pas pikës 5 shtohen pikat 5/1 dhe 5/2 me këtë përmbajtje:

“5/1. “Dosja virtuale e operatorit” është seti i dokumenteve të operatorëve ekonomikë, i krijuar në

Sistemin e Prokurimit Elektronik përmes ndërveprimit me sisteme të tjera elektronike dhe/ose

dokumente të ngarkuara nga vetë operatori në kuadër të pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit,

koncesionit/partneritetit publik privat dhe ankandeve publike, pjesë e Sistemit të Prokurimit Elektronik.

5/2. “e-Certis” është sistemi i informacionit, që ndihmon të identifikohen certifikata të ndryshme të

kërkuara në procedurat e prokurimit në të gjithë Bashkimin Evropian.”.

2. Pas pikës 13 shtohet pika 13/1 me këtë përmbajtje:

“13/1. “Kërkesat e etiketës” janë kërkesat që duhet të plotësojnë punët, produktet, shërbimet,

proceset ose procedurat në fjalë për të marrë këtë etiketë.”.

3. Pika 17 shfuqizohet.

4. Pas pikës 31 shtohet pika 31/1 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.