Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7681, DATË 4.3.1993 “PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 7994, datë 14 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7994
Data e miratimit
14 shtator 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 10 tetor 1995
Hyn në fuqi
25 tetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1995-10-10

LIGJ

Nr.7994, datë 14.9.1995

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7681, DATË 4.3.1993 “PËR ADMINISTRIMIN E

TATIMEVE DHE TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7681, datë 4.3.1993 “Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e

Shqipërisë”, në nenin 1, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Organet tatimore janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe organet e saj në komuna,

bashki e rrethe që varen nga kjo drejtori.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve varet nga ministri i Financave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1216, datë 25.9.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.