PËR GENOCIDIN DHE KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË SUNDIMIT KOMUNIST PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE DHE FETARE
Ligji nr. 8001, datë 22 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 gusht 1997.
- Numri
- 8001
- Data e miratimit
- 22 shtator 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 10 tetor 1995
- Hyn në fuqi
- 10 tetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1995-10-10
LIGJ
Nr.8001, datë 22.9.1995
PËR GENOCIDIN DHE KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË
SUNDIMIT KOMUNIST PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE DHE FETARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, të neneve 1, 3, 6, 18 të ligjit nr.7692, datë 31.3.1993 “Për një shtojcë në dispozitat
kryesore kushtetuese” dhe të neneve 67 dhe 74 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, duke
dashur të përshpjetojë çështjet penale që lidhen me krime kundër nje rëzimit për motive politike,
ideologjike, klasore dhe fetare, organizuar dhe kryer nga shteti komunist në kundërshtim me të drejtat
dhe liritë themelore të njeriut, nëpërmjet dhunës fizike e psikike, montimit, falsifikimit ose
manipulimit të të dhënave, duke sjellë për pasojë vrasjen, burgosjen, internimin dhe dëbimin, si dhe
rrënimin masiv të institucioneve dhe objekteve të kultit,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Organet e Prokurorisë, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, ngarkohen të
fillojnë menjëherë dhe me përparësi hetimin e veprimtarisë që lidhet me krimet kundër njerëzimit
kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare.
Neni 2
Autorët e veprimtarisë së parash ikuar në nenin 1 të këtij ligji do të hetohen e gjykohen sipas
Kodit të sotëm të Procedurës Penale.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 maj 1997 · 8219 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8001, DATË 22.9.1995 "PËR GENOCIDIN DHE KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË SUNDIMIT KOMUNIST PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE DHE FETARE"
- 19 gusht 1997 · 8231 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8001, DATË 22.9.1995 "PËR GENOCIDIN DHE KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT KRYER NË SHQIPËRI GJATË SUNDIMIT KOMUNIST PËR MOTIVE POLITIKE, IDEOLOGJIKE E FETARE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8219, DATË 13.5.1997
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.