PËR PËRDORIMIN DHE ADMINISTRIMIN E PULLAVE TË TAKSAVE
Ligji nr. 8002, datë 27 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 shkurt 2003.
- Numri
- 8002
- Data e miratimit
- 27 shtator 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 6 nëntor 1995
- Hyn në fuqi
- 21 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1995-11-06
LIGJ
Nr.8002, datë 27.9.1995
PËR PËRDORIMIN DHE ADMINISTRIMIN E PULLAVE TË TAKSAVE
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Taksa e pullës është një taksë e caktuar për aktet dhe dokumentet që lëshohen në territorin e
Republikës së Shqipërisë, sipas listave nr.1 dhe nr.2, që janë pjesë përbërëse e këtij ligji.
Taksa e pullës vilet duke iu vendosur pulla akteve dhe dokumenteve të parashikuara në këtë
ligj.
Neni 2
Pullat e taksave janë letra me vlerë, me anën e të cilave vërtetohet pagesa e taksës nga
personat fizikë e juridikë, publikë e privatë, vendas e të huaj, për aktet dhe dokumentet e parashikuara
në këtë ligj.
Neni 3
Përmasat e pullave të taksave të jenë në kufijtë maksimalë 2.5 milimetra dhe 3.5 milimetra.
Neni 4
Pullat e taksave do të kenë të shtypura fjalët “Republika e Shqipërisë”, “Pullë takse” dhe
vlerën përkatëse në lekë.
Pullat e taksave me vlera të ndryshme dallohen nga njera-tjetra nga vizatimi, ngjyra, sekreti në
vizatim dhe vlera e shprehur në shifra.
Neni 5
Pullat që do të prodhohen do të jenë me vlerë nga 5 deri në 100 lekë për njësi. Jashtë këtyre
vlerave nuk prodhohen pulla të taksave.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 korrik 2002 · 8925 · Për miratimin e aktit normativ nr.5, datë 13.6.2002 të Këshillit të Ministrave, me fuqinë e ligjit, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8002, datë 27.9.1995 “Për përdorimin dhe administrimin e pullave të taksave””
- 13 shkurt 2003 · 9008 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8002, DATË 27.9.1995 “PËR PËRDORIMIN DHE ADMINISTRIMIN E PULLAVE DHE TAKSAVE”, I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8925, DATË 22.7.2002
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.