KODI PENAL USHTARAK
Ligji nr. 8003, datë 28 shtator 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 29 prill 2007.
- Numri
- 8003
- Data e miratimit
- 28 shtator 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 6 nëntor 1995
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1995-11-06
LIGJ
Nr.8003, datë 28.9.1995
KODI PENAL USHTARAK
Në mbështëtjë të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
DISPOZITA TË PJESËS SË PËRGJITHSHME
KREU I
LIGJI PENAL USHTARAK DHE ZBATIMI I TIJ
Neni 1
Ligji penal ushtarak dhe ndarja e veprave penale
Ligji penal ushtarak përcakton veprat penale ushtarake, si dhe dënimet dhe masat e tjera që
merren ndaj subjekteve që i kryejnë ato.
Veprat penale ushtarake ndahen në krime ushtarake dhe në kundërvajtje penale ushtarake.
Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.
Neni 2
Zbatimi i ligjit penal ushtarak
Shtetasit shqiptarë që kryejnë një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen sipas Kodit
Penal Ushtarak.
Për shtetasin shqiptar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak
shqiptar do të zbatohet Kodi penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Barazia e shteteve aleate
Dispozitat penale të parashikuara në këtë Kod, zbatohen edhe kur veprat penale janë kryer në
dëm të një shteti të huaj, aleat me shtetin shqiptar.
Neni 4
Zbatimi i ligjit penal në hapësirë
Ligji penal ushtarak është i zbatueshëm edhe për ushtarakun shqiptar që kryen një vepër
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 korrik 2002 · 8919 · Për disa ndryshime e shtesa në ligjin nr.8003, datë 28.9.1995 “Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë”
- 29 prill 2007 · 9722 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8003, DATË 28.9.1995 “KODI PENAL USHTARAK I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.