Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Ligji nr. 10/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2024
- Data e miratimit
- 8 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 4 mars 2024
- Hyn në fuqi
- 19 mars 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2024-03-04
LIGJ
Nr. 10/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
PËR NJOHJEN E SË DREJTËS SË USHTRIMIT TË PROFESIONEVE TË AVOKATIT
DHE NDËRMJETËSIT NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së
Republikës së Kosovës për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit
në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 8.2.2024.
Shpallur me dekretin nr.85, datë 26.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
PËR NJOHJEN E SË DREJTËS SË USHTRIMIT TË PROFESIONEVE TË AVOKATIT
DHE NDËRMJETËSIT NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE
Qershor, 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (këtu e në vijim
“Palët’),
duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.