Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 14/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 14/2024
- Data e miratimit
- 8 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 4 mars 2024
- Hyn në fuqi
- 19 mars 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2024-03-04
LIGJ
Nr. 14/2024
PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ligji nr. 103/2014, “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”,
shfuqizohet.
Neni 3
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e akteve nënligjore të propozuara nga institucionet
përgjegjëse për zbatimin e kësaj strategjie.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 4
Miratuar në datën 8.2.2024.
Shpallur me dekretin nr. 86, datë 26.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
STRATEGJIA E SIGURISË KOMBËTARE
E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
1. HYRJE
Strategjia e Sigurisë Kombëtare për periudhën e parashikuar 2023–2028, në vijim të Strategjisë së
mëparshme të vitit 2014, synon të pasqyrojë në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse sfidat dhe kërcënimet
kryesore për sigurinë kombëtare të vendit tonë, si dhe të përfshijë përgjigjet institucionale ndaj tyre në
harkun kohor 2023–2028.
Që prej vitit 2014 jemi ndeshur me një përkeqësim të dukshëm të sigurisë ndërkombëtare dhe të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.