Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KFW-SË, NË KUADRIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË PROJEKTIT PËR KRIJIMIN E FONDACIONIT PËR FINANCIMIN DHE ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME PRIVATE, NDËRMJET KFW-SË DHE BANKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8014, datë 18 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8014
Data e miratimit
18 tetor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 15 nëntor 1995
Hyn në fuqi
15 nëntor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15

LIGJ

Nr.8014, datë 18.10.1995

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE KFW-SË, NË KUADRIN E MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË

PROJEKTIT PËR KRIJIMIN E FONDACIONIT PËR FINANCIMIN DHE ZHVILLIMIN E

NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME PRIVATE, NDËRMJET KFW-SË DHE

BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KFW -së, në

kuadrin e marrëveshjes së huasë dhe të projektit për krijimin e fondacionit për financimin dhe

zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme private, ndërmjet KFW-së dhe Bankës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.1266, datë 30.10.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.