PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7693, DATË 26.4.1993 “PËR URBANISTIKËN”
Ligji nr. 8015, datë 19 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8015
- Data e miratimit
- 19 tetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 15 nëntor 1995
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1995-11-15
LIGJ
Nr.8015, datë 19.10.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7693, DATË 26.4.1993 “PËR URBANISTIKËN”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 5, pika 2 ndryshohet si vijon:
“Instalime të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore e blegtorale”.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
- Pika 4 ndryshohet si vijon:
“Miraton në parim lejet e ndërtimit në sheshe mbi 0.5 ha mbi bazën e projektit teknik”.
- Shtohet një pikë e re me këtë përmbajtje:
Shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
“Planet rregulluese të qendrave të rretheve pavarësisht nga popullisa e tyre”.
“Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë ka të drejtë të reduktojë përmasat e sheshit të
miratuar me projektide, në qoftë se projektzbatimi i paraqitur për leje ndërtimi nuk justifikon
sipërfaqen e dhënë.
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë me iniciativë të vet apo kur informohet nga
organizmat qeveritare në nivel territorial e dikasterial, kur konstaton se ka patur shkelje të procedurave
që pengojnë realizimin e programeve nacionale të zhvillimit, merr vendime të motivuara në lidhje me
kompetencat e KRRT të rretheve. Për këto vendime KRRT e rretheve mund të bëjnë ankesë në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.