Për Strategjinë e Mbrojtjes së Mjedisit Detar të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 15/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 15/2024
- Data e miratimit
- 8 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 40, 4 mars 2024
- Hyn në fuqi
- 4 shtator 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2024-03-04
LIGJ
Nr. 15/2024
PËR STRATEGJINË E MBROJTJES SË MJEDISIT DETAR
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është arritja dhe ruajtja e statusit të mirë mjedisor të ujërave detare të detit Mesdhe,
të cilat janë nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është hartimi dhe zbatimi i Strategjisë së Mbrojtjes së Mjedisit Detar të Republikës
së Shqipërisë me synim:
a) mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit detar;
b) parandalimin e përkeqësimit të mjedisit detar;
c) restaurimin e ekosistemeve detare, që janë prekur negativisht; si dhe
ç) parandalimin dhe uljen e hedhjeve në mjedisin detar, me qëllim eliminimin gradual të ndotjes, siç
përcaktohet në pikën 6 të nenit 4 të këtij ligji, për të siguruar që nuk ka ndikime apo rreziqe të rëndësishme
ndaj biodiversitetit detar, ekosistemeve detare, shëndetit të njeriut apo përdorimet e ligjshme të detit.
Neni 3
Fusha e zbatimit të ligjit
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen në të gjitha ujërat detare, siç përcaktohet në nenin 4 të këtij ligji,
duke marrë parasysh ndikimet ndërkufitare në cilësinë e mjedisit detar të shteteve të tjera me të cilat
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.