PËR PROCEDURAT E FALIMENTIMIT
Ligji nr. 8017, datë 25 tetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 shtator 1996.
- Numri
- 8017
- Data e miratimit
- 25 tetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8017, datë 25.10.1995
PËR PROCEDURAT E FALIMENTIMIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Procedurat e falimentimit kanë për qëllim t’i japin zgjidhje ekonomike e financiare debitorit
nëpërmjet rrugës gjyqësore të pastrimit nga borxhet ose të rivendosjes së aftësisë paguese apo
nëpërmjet likudimit gjyqësor të tij. Likuidimi i debitorit nuk mund të kryhet, nëse më parë ndaj tij nuk
janë marrë masat për rivendosjen në gjendjen e aftësisë paguese ose të pastrimit nga borxhet. Pastrimi
nga borxhet ose rivendosja e aftësisë paguese të debitorit nuk mund të bëhet nëse ky proces nuk është i
nevojshëm ose nuk përmbush qëllimin e tij.
KREU I
HAPJA E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT
Neni 2
Bazat e fillimit të procedurës së falimentimit
Procedurat e falimentimit fillojnë kur një person fizik a juridik ose një shoqëri tregt are, sipas
dispozitave të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” ose të një shoqërie shtetërore, në
bazë të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri
tregtare”, është në gjendjen e paaftësisë paguese. Te personat juridikë procedurat e falimentimit
fillojnë edhe kur ato gjenden të mbingarkuara me borxhe.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 5 shtator 1996 · 8140 · PËR MIRATIMIN E DEKRETIT NR.1561, DATË 25.7.1996 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8017, DATË 25.10.1995 “PËR PROCEDURAT E FALIMENTIMIT”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.