PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8020, datë 1 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8020
- Data e miratimit
- 1 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8020, datë 1.11.1995
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7599, DATË 2.9.1992 “KODI DOGANOR I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7599, datë 2.9.1992 “Kodi doganor i Republikës së Shqipërisë”, neni 3 ndryshohet
si vijon:
“Me organe doganore për efekt të zbatimit të këtij Kodi, sipas rastit, kuptohet: Drejtori i
Përgjithshëm i Doganave, kryetarët e degëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, drejtorët e
drejtorive rajonale, inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të drejtorive rajonale,
kryetarët e degëve doganore, doganierët, oficerët dhe nënoficerët e policisë doganore”.
Neni 2
Në nenin 13 shtohet paragrafi i dytë si vijon:
“Për armatimet, teknikën dhe pajisjet luftarake, format dhe mënyrat e deklarimit të tyre në
doganë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Neni 3
Në nenin 32 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si vijon:
“Ç’do drejtues mjeti që transporton mallra, sapo mbërrin në zonën doganore, u dorëzon
autoriteteve doganore, si deklaratë përmbledhëse, një dokument të transportit rrugor (CMR, CARNET,
TIR) ku pasqyrohen mallrat që ai transporton. Ai është përgjegjës para ligjit për çfarëdo rasti të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.