PËR PËRJASHTIMIN NGA TAKSAT DOGANORE TË MATERIALEVE DHE PJESËVE TË KËMBIMIT TË IMPORTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E AEROPORTIT TË RINASIT
Ligji nr. 8023, datë 2 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8023
- Data e miratimit
- 2 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8023, datë 2.11.1995
PËR PËRJASHTIMIN NGA TAKSAT DOGANORE TË MATERIALEVE DHE PJESËVE TË
KËMBIMIT TË IMPORTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN E AEROPORTIT TË RINASIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
1. Përjashtohen nga të gjitha taksat doganore të importit dhe nga taksat e qarkullimit të
importeve materialet dhe pjesët e këmbimit të importit që do të vijnë për aeroportin e Rinasit në adresë
të Albtransportit dhe ANTA-s dhe që do t’i shërbejnë rikonstruksionit të plotë të tij, si vijon:
1.1. Makineritë, pajisjet dhe aparaturat.
1.2. Materialet, lëndët e para, lëndët ndihmëse dhe kimikatet.
1.3. Pjesët e ndërrimit, lubrifikantet dhe gomat.
1.4. Mjetet ngritëse transportuese për bagazhet dhe mallrat.
1.5. Mjetet e hipjes e të zbritjes së pasagjerëve në avionë dhe të transportimit të tyre në
aeroport.
1.6. Pjesët dhe aparaturat e kontrollit të trafikut ajror, mjetet navigacionale, pjesët e këmbimit
dhe materialet ndihmëse.
1.7. Pajisjet dhe aparaturat e radiondërlidhjes dhe telekomunikacionit, pjesët e këmbimit dhe
materialet ndihmëse.
1.8. Automjetet, impiantet, aparaturat e mbrojtjes nga zjarri, pjesët e këmbimit, lëndët kimike
dhe materialet ndihmëse të caktuara për këtë qëllim.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.