PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE
Ligji nr. 8025, datë 9 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8025
- Data e miratimit
- 9 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8025, datë 9.11.1995
PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton kushtet e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese për të gjitha veprimtaritë që
kryhen me lëndë radioaktive dhe pajisje rrezatuese, për të mbrojtur punonjësit e ekspozuar
profesionalisht ndaj rrezatimeve, popullatën dhe mjedisin në tërësi nga rreziqet e mundshme të
rrezatimeve.
Neni 2
Në kuptim të këtij ligji:
a) “Rrezatim jonizues” është rrezatimi elektromagnetik ose grimcor, i cili shkakton
drejtpërdrejt ose tërthorazi jonizimin e lëndës me të cilën bashkëvepron.
b) “Lëndë radioaktive” është çdo lëndë që në mënyrë të vetvetishme lëshon rrezatime
jonizuese.
c) “Pajisje rrezatuese” është çdo pajisje që përdoret për përfitimin e rrezatimeve jonizuese.
ç) “Punë me rrezatime” është çdo veprimtari që kryhet duke përdorur lëndë dhe/ose pajisje
rrezatuese.
d) “Instalim rrezatues” është çdo njësi ku përdoren dhe/ose ruhen lëndë radioaktive dhe/ose
pajisje rrezatuese.
dh) “Mbetje radioaktive” është çdo lëndë radioaktive ose send i ndotur me lëndë radioaktive,
që nuk mund të shërbejnë më gjatë për qëllime të dobishme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 korrik 2008 · 9973 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8025, DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA RREZATIMET JONIZUESE
- 14 shkurt 2013 · 26/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.