Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRIVE TREGTARE QË VEPROJNË NË SEKTORIN MINERAR

Ligji nr. 8026, datë 9 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8026
Data e miratimit
9 nëntor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 5 dhjetor 1995
Hyn në fuqi
20 dhjetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05

LIGJ

Nr.8026, datë 9.11.1995

PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRIVE TREGTARE QË VEPROJNË NË SEKTORIN

MINERAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Lejohet privatizimi i kapitalit shtetëror në shoqëritë tregtare që veprojnë në sektorin minerar

në kërkimin, shfrytëzimin dhe përpunimin e mineraleve etj., që përfshihen në ligjin “minerar” nr.7796,

datë 17.2.1994.

Neni 2

Për efekt të këtij ligji, shoqëritë që veprojnë në sektorin minerar klasifikohen në të mëdha, të

mesme dhe të vogla nga Këshilli i Ministrave.

Neni 3

Shitja e kapitalit të shoqërive tregtare bëhet me shitjen direkte të aksioneve të këtyre shoqërive

ose me shitje të pjesëve të veçanta të këtyre shoqërive.

Neni 4

Forma e privatizimit do të jetë si më poshtë:

a) Privatizimi i shoqërive të mëdha bëhet me investitorë strategjikë (shoqëri të afirmuara në

fushën përkatëse dhe që zotërojnë kapitalin e nevojshëm), të cilët duhet të zotërojnë jo më pak se 30

për qind të aksioneve, kurse jo më pak se 20 për qind të aksioneve të shiten sipas PPM.

b) Privatizimi i shoqërive të mesme bëhet me shoqëri anonime, me investitorë strategjikë ose

jostrategjikë (shoqëri që kanë kapitalin e nevojshëm), të cilët do të zotërojnë jo më pak se 30 për qind,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.