Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor,) 2021-2027

Ligji nr. 8/2024, datë 8 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2024
Data e miratimit
8 shkurt 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 39, 29 shkurt 2024
Hyn në fuqi
15 mars 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2024-02-29

LIGJ

Nr. 8/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË ITALISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, I CILI PËRFAQËSON BASHKIMIN EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-A) IPA ITALI–SHQIPËRI–MALI I ZI (ADRIATIKU JUGOR), 2021–2027

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali–Shqipëri–Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 8.2.2024.

Shpallur me dekretin nr. 80, datë 23.2.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MF – Adriatiku Jugor 2021-2027 – Shqipëri

MARRËVESHJE FINANCIMI

NDËRMJET KOMISIONIT EVROPIAN, I CILI PËRFAQËSON BASHKIMIN EVROPIAN, REPUBLIKËS SË ITALISË DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT “(INTERREG VI-A) IPA ITALI–SHQIPËRI–MALI I ZI (ADRIATIKU JUGOR)”, 2021–2027

CCI 2021TC16IPCB008

Marrëveshje Financimi për programin e bashkëpunimit “(Interreg VI-A) IPA Itali–Shqipëri–Mali i Zi (Adriatiku Jugor)”, 2021–2027

CCI 2021TC16IPCB008

Parathënie

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.