PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1255, DATË 19.10.1995 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7936, DATË 18.5.1995 “PËR DISA DRYSHIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”
Ligji nr. 8028, datë 14 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8028
- Data e miratimit
- 14 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8028, datë 14.11.1995
PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1255, DATË 19.10.1995 “PËR DISA
NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7936, DATË 18.5.1995 “PËR DISA DRYSHIME NË LIGJIN
NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”"
Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet dekreti nr.1255, datë 19.10.1995 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7936, datë
18.5.1995 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore”, me ndryshimet
si më poshtë:
Paragrafi i dytë i nenit 1 riformulohet:
“Mallrat e përfshira në seksionin 2, kapitulli 10, numri i kreut 10.01 me kod doganor 1001.10
e 1001.90 “Grurë dhe meslin”; numri i kreut 10.05 me kod doganor 1005.10 dhe 1005.90 “Misër” si
dhe mallrat e përfshira në seksionin 2, kapitulli 2, numri i kreut 11.01 me kod doganor 1101.00 “Miell
gruri dhe miell meslini”; numri i kreut 1102 dhe me kod doganor 1102.20 “Miell misri (si drith)”;
përjashtohen nga pagimi i tarifës doganore”.
Në nenin 2, fjalët “... deri në datën 10.6.1996” ndryshohen “... deri në datën 30.6.1996”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data
19.10.1995 deri më 30.6.1996.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.