Ligj

PËR KONTRIBUTIN E SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHA

Ligji nr. 8030, datë 15 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 20 korrik 2000.

Numri
8030
Data e miratimit
15 nëntor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 5 dhjetor 1995
Hyn në fuqi
1 janar 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05

LIGJ

Nr.8030, datë 15.11.1995

PËR KONTRIBUTIN E SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë detyrimet financiare të shtetit për të pastrehët që rezultojnë

nga zbatimi i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” dhe akteve

nënligjore të tij, si dhe mënyrën e dhënies së kredisë për ta, duke lehtësuar zgjidhjen e strehimit të tyre

dhe duke krijuar mundësi për të përfituar edhe nga tregu i lirë i tokës dhe banesave.

Neni 2

Çdo familje e pastrehë përfiton falas të drejtën për të shpenzuar një shumë parash sipas

përcaktimeve të këtij ligji. Ky përfitim do të quhet shumë përfitimi.

Shuma e përfitimit falas të çdo familjeje të pastrehë do të përcaktohet nga numri i pjesëtarëve

të familjes dhe mosha e tyre, si dhe kategoria e familjeve të pastreha, e përcaktuar nga akte nënligjore,

sipas tabelës nr.1 që i bashkëngjitet këtij ligji.

Për familjet e pastreha që banojnë në ish -prona private dhe që kanë pasur kontrata

qiramarrjeje, shuma e përfituar nga tabela nr.1 do të shumëzohet me koeficientin 1.3.

Neni 3

Në qendrat e banuara ku vlera e apartamenteve tip në tregun e lirë është më e vogël se kostoja

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 prill 1997 · 8208 · PËR MOSMIRATIMIN E DEKRETIT NR.1706, DATË 22.1.1997 "PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8030, DATË 15.11.1995 "PËR KONTRIBUTIN E SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHË"
  2. 20 korrik 2000 · 8647 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8030, DATË 15.11.1995, “PËR KONTRIBUTIN E SHTETIT PËR FAMILJET E PASTREHA”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.