PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “PËR KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7977, DATË 26.7.1995
Ligji nr. 8027, datë 15 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8027
- Data e miratimit
- 15 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 5 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 15 nëntor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 1995-12-05
LIGJ
Nr.8027, datë 15.11.1995
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “PËR KODIN E PROCEDURËS
PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7977, DATË
26.7.1995
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Paragrafi i dytë i nenit 525 të ligjit nr.7905, datë 21.3.1995 “Për Kodin e Procedurës Penale të
Republikës së Shqipërisë”, shtuar me ligjin nr.7977, datë 26.7.1995, ndryshohet si vijon:
“Për çështjet penale që ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi ndodhen në fazën e hetimit ose të
gjykimit në shkallë të parë dhe në apel, do të zbatohen dispozitat e Kodit të Proced urës Penale të
mëparshëm, por jo më pas se data 1 mars 1996”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi më datën 15 nëntor 1995.
Shpallur me dekretin nr.1286, datë 16.11.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.