Ligj

PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT DHE KONTROLLIN E GJAKUT, PRODUKTEVE TË TIJ DHE TRANSPLANTIMEVE

Ligji nr. 8032, datë 16 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 maj 2005.

Numri
8032
Data e miratimit
16 nëntor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 12 dhjetor 1995
Hyn në fuqi
27 dhjetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1995-12-12

LIGJ

Nr.8032, datë 16.11.1995

PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT DHE KONTROLLIN E GJAKUT, PRODUKTEVE

TË TIJ DHE TRANSPLANTIMEVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim garantimin e sigurisë për të gjitha manipulimet që lidhen me gjakun,

produktet e tij dhe transplantet.

Neni 2

Ky ligj zbatohet për të gjitha manipulimet e gjakut, produkteve të qëndrueshme të tij dhe

transplantet.

Ky ligj nuk zbatohet për:

a) fabrikimin, shpërndarjen, magazinimin dhe regjistrimin e produkteve të qëndrueshme të

gjakut;

b) gjakun dhe produktet e tij që nuk destinohen për përdorim te njerëzit.

Neni 3

Në kuptim të këtij ligji:

a) gjak është gjaku i njeriut;

b) produkte të gjakut janë produkte që kanë si bazë gjakun;

c) produkte të paqëndrueshme gjaku janë produktet që përftohen direkt nga gjaku i njeriut ose

pas disa fazave të fabrikimit dhe që ndryshojnë me shpejtësi, pavarësisht nga veprimet e jashtme (p.sh.

përgatitja qelizore ose plazma);

ç) produkte të qëndrueshme gjaku janë produktet e përftuara në mënyrë industriale me disa

faza fabrikimi dhe me konservim të gjatë (p.sh. preparatet e koagulimit, albuminës dhe

imunoglobulinat);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 maj 2005 · 9415 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8032, DATË 16.11.1995 "PËRSHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT DHE KONTROLLIN E GJAKUT E PRODUKTEVE TËTIJ", I NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.