Ligj

PËR TRANSFORMIMIN E BANKAVE TREGTARE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE DHE LEJIMIN E PRIVATIZIMIT TË TYRE

Ligji nr. 8033, datë 16 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 korrik 1996.

Numri
8033
Data e miratimit
16 nëntor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 12 dhjetor 1995
Hyn në fuqi
27 dhjetor 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1995-12-12

LIGJ

Nr.8033, datë 16.11.1995

PËR TRANSFORMIMIN E BANKAVE TREGTARE SHTETËRORE NË SHOQËRI

TREGTARE DHE LEJIMIN E PRIVATIZIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim transformimin e bankave tregtare shtetërore në shoqëri tregtare dhe

lejimin e privatizimit të tyre.

Neni 2

Bankat tregtare shtetërore të tr ansformohen në shoqëri tregtare. Bankat tregtare të

transformuara në shoqëri tregtare do të funksionojnë në përputhje me dispozitat e ligjit nr.7560, datë

28.4.1992 “Për sistemin bankar” dhe të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregare”, për a q

sa ky ligj nuk bie në kundërshtim me ligjin “Për sistemin bankar”.

Regjistrimi i bankave të transformuara në shoqëri tregtare të kryhet brenda datës 31 janar

1996.

Neni 3

1. Për të përgatitur bankat tregtare shtetërore për privatizim, ato duhet t’i nështrohen kontrollit

të pavarur nga persona juridikë të specializuar.

2. Për bankat tregtare shtetërore, të bëhet sistemimi dhe pastrimi i bilanceve, rivlerësimi i

aktiveve, portofoleve të huave dhe marrëdhënieve financiare midis tyre.

3. Në rastet kur del e nevojshme, të bëhet rikapitalizimi i bankave tregtare shtetërore.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 9 korrik 1996 · 8125 · PËR MIRATIMIN E DEKRETIT NR.1430, DATË 27.3.1996 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8033, DATË 16.11.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E BANKAVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE DHE LEJIMIN E PRIVATIZIMIT TË TYRE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.