PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7802, DATË 2.3.1994 “PËR PAGAT E KRYETARIT DHE TË ZËVENDËSKRYETARIT TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT”
Ligji nr. 8037, datë 22 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8037
- Data e miratimit
- 22 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 12 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1995-12-12
LIGJ
Nr.8037, datë 22.11.1995
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7802, DATË 2.3.1994 “PËR PAGAT E KRYETARIT DHE
TË ZËVENDËSKRYETARIT TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 41/a të ligjit nr.7596, datë 31.8.1991 “Për një shtesë në ligjin nr.7491,
datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” dhe të nenit 11 të ligjit nr.7597, datë 31.8.1992
“Për shërbimin e Kontrollit të Shtetit”,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
1. Në nenin 1 të ligjit nr.780 2, datë 2.3.1994 “Për pagat e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit të
Shërbimit të Kontrollit të Shtetit” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Ngarkohet Këshilli i Ministrave të bëjë indeksimin e pagës së kryetarit dhe zëvendëskryetarit
të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit sa herë që bëhen ndryshime në pagë për punëmarrësit në
institucionet buxhetore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet që nga data 1 maj 1995.
Shpallur me dekretin nr.1304, datë 29.11.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.