PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË AUSTRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E BILANCIT TË PAGESAVE"
Ligji nr. 8035, datë 22 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8035
- Data e miratimit
- 22 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 12 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1995-12-12
LIGJ
Nr.8035, datë 22.11.1995
PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS TË AUSTRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË PËR
MBËSHTETJEN E BILANCIT TË PAGESAVE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja e huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Austrisë dhe Qeverisë së
Republikës të Shqipërisë për shumën 20 milionë shilinga austriake për mbështetjen e bilancit të
pagesave të Shqipërisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1303, datë 23.11.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.