Ligj

Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 8038, datë 23 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 shkurt 1998.

Numri
8038
Data e miratimit
23 nëntor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 28 dhjetor 1995
Hyn në fuqi
12 janar 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 1995-12-28

LIGJ

Nr.8038, datë 23.11.1995

PËR TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1.1

Telekomunikacionet në territorin e Republikës së Shqipërisë funksionojnë duke u mbështetur

në dispozitat e këtij ligji.

Ky ligj përcakton të drejtat e detyrat e operatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të

telekomunikacioneve, kërkesat për projektimin, ndërtimin e shfrytëzimin e rrjeteve të

telekomunikacioneve, kushtet për bashkëveprimin e rrjeteve dhe pajisjeve të telekomunikacioneve në

shkallë kombëtare e ndërkombëtare, si dhe masat për mbrojtjen e tyre.

Neni 1.2

Përkufizimet që vijojnë i përgjigjen terminologjisë ndërkombëtare në fushën e

telekomunikacioneve, sipas Glosarit të përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i telekomunikacioneve

(TTU):

1. Telekomunikacion është transmetimi , marrja e komutimi i shenjave, sinjaleve, teksteve,

figurave ose informacioneve të çdo natyre nëpërmjet përcjellësve metalikë, sistemeve optike,

radioelektrike ose sistemeve të tjera elektromagnetike.

2. Rrjet i telekomunikacioneve është një tërësi nyjash dhe linjash bashkuese, të cilat bëjnë të

mundur transferimin e informacionit midis dy ose më shumë pikave fundore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 18 shkurt 1998 · 8287 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8038, DATË 23.11.1995 “PËR TELEKOMUNIKACIONET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.