PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1274, DATË 9.11.1995 “PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7936, DATË 18.5.1995 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”
Ligji nr. 8041, datë 30 nëntor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 korrik 1996.
- Numri
- 8041
- Data e miratimit
- 30 nëntor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 12 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1995-12-12
LIGJ
Nr.8041, datë 30.11.1995
PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1274, DATË 9.11.1995 “PËR DISA
SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7936, DATË 18.5.1995 “PËR DISA NDRYSHIME
NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”
Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Miratohet dekreti nr.1241, datë 5.10.1995 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.7936, datë
18.5.1995 “Për disa ndryshime në ligjin nr.7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore”, duke e
ndryshuar paragrafin e dytë të nenit 1 si vijon:
“Pajisjet e ngrohjes e të gatimit me gaz, vajguri apo gazoil, të gatimit të kombinuar me gaz
dhe energji elektrike, si dhe të gjitha llojet e bombolave që përshtaten me to, përjashtohen nga taksa
doganore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 9.11.1995.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 korrik 1996 · 8117 · PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1465/1, DATË 12.4.1996 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8041, DATË 30.11.1995 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1274, DATË 9.11.1995 “PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7936, DATË 18.5.1995 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 “PËR TARIFAT DOGANORE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.