PËR NDËRPRERJEN E SHTATËZËNËSISË
Ligji nr. 8045, datë 7 dhjetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8045
- Data e miratimit
- 7 dhjetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 28 dhjetor 1995
- Hyn në fuqi
- 12 janar 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 1995-12-28
LIGJ
Nr.8045, datë 7.12.1995
PËR NDËRPRERJEN E SHTATËZËNËSISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerëzore që në fillim të jetës. Ky parim nuk shkelet,
përveç rasteve kur është e domosdoshme dhe në kushtet e përcaktuara në këtë ligj.
Mbrojtja e këtij parimi, informimi për problemet e jetës dhe demografisë kombëtare, edukimi i
përgjegjësive sociale, pranimi i fëmijës në shoqëri dhe politika familjare janë detyrime kombëtare.
Organet e pushtetit qendror dhe lokal i realizojnë këto detyrime dhe mbështetin çdo nismë që ndihmon
për realizimin e tyre.
Neni 2
Parimet mbi të cilat bazohet ky ligj janë:
1. Shërbimi shëndetësor i të gjitha niveleve duhet të përdorë shërbimet e planifikimit familjar,
si mjet për të shmangur shtatëzënësitë e padëshiruara. Ndërprerja e shtatëzënësisë nuk do të
konsiderohet në asnjë rast si metodë e planifikim familjar.
2. Gruaja ka të drejtën e informacionit të saktë dhe këshillimit përpara ndërprerjes së
shtatëzënësisë.
3. Në rastet kur ndërprerja e shtatëzënësisë nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij
ligji, ajo duhet të kryhet në kushte të sigurta për shëndetin e gruas.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 57/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8045, datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.