PËR KONKURRENCËN
Ligji nr. 8044, datë 7 dhjetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 10 shtator 1998.
- Numri
- 8044
- Data e miratimit
- 7 dhjetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 9 janar 1996
- Hyn në fuqi
- 24 janar 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-01-09
LIGJ
Nr.8044, datë 7.12.1995
PËR KONKURRENCËN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
PJESA I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRCAKTIMET
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të veprimit të pjesëmarrësve në treg dhe i të
drejtave e detyrimeve të tyre në kushtet e një konkurrence të drejtë.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për subjektet që ushtrojnë veprimtari tregtare financiare e prodhuese brenda
territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe për ato që ushtrojnë veprimtari të tilla jashtë këtij territori,
por që pasojat e kësaj veprimtarie manifestohen në tregun e brendshëm.
Neni 3
Subjektet
Ky ligj zbatohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, privatë ose
shtetërorë, që ushtrojnë veprimtari tregtare financiare e prodhuese, bazuar në parimin e konkurrencës
së lirë, që ofrojnë ose kërkojnë mallra, shitblerja ose konsumi i të cilave i nënshtrohet nismës dhe
vullnetit të tyre të lirë.
Neni 4
Përcaktimet
Për zbatimin e këtij ligji, termat e mëposhtëm do të kuptohen si vijon:
1. Me “Treg” kuptohet një vend i përcaktuar nga hapësi ra dhe destinacioni i tij, në të cilin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 10 shtator 1998 · 8403 · PËR NJË shtesë në ligjin nr.8044, datë 7.12.1995 "Për konkurrencën"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.