Ligj

PËR ADMINISTRIMIN E TOKAVE BUJQËSORE TË REFUZUARA

Ligji nr. 8047, datë 14 dhjetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8047
Data e miratimit
14 dhjetor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 9 janar 1996
Hyn në fuqi
24 janar 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-01-09

LIGJ

Nr.8047, datë 14.12.1995

PËR ADMINISTRIMIN E TOKAVE BUJQËSORE TË REFUZUARA

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj ka për objekt rregullimin juridik të tokave bujqësore që nuk janë pranuar në pronësi

ose përdorim nga familjet gjatë shpërndarjes së tyre sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, si

edhe të atyre sipërfaqeve të tokave bujqësore që familjet i kanë përfituar në zbatim të këtij ligji dhe

akteve nënligjore në zbatim të tij dhe që nuk pranojnë të marrin aktin e pronësisë apo të përdorimit të

tokës bujqësore.

Neni 2

Sipërfaqet e tokave bujqësore sipas nenit 1 , pas datës 31.3.1996 konsiderohen toka bujqësore

shtetërore dhe kalojnë në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave.

Afati për përfundimin e dokumentacionit të kalimit të tokës bujqësore në administrim të

Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 3

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, nëpërmjet drejtorive të shërbimit të pyjeve

në rrethe, në bashkëpunim me komisionet e ndarjes së tokave në rrethe, sipas të dhënave të komunave

apo bashkive, që i vërteton seksioni i kadastrës së rrethit, përcakton sipërfaqet e tokave të refuzuara.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.