PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE
Ligji nr. 8053, datë 21 dhjetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 17 maj 2012.
- Numri
- 8053
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 9 janar 1996
- Hyn në fuqi
- 24 janar 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-01-09
LIGJ
Nr.8053, datë 21.12.1995
PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim rregullimin ligjor të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore
familjeve bujqësore ose individëve që e kanë atë në përdorim.
Neni 2
Përjashtohen nga dhënia në pronësi:
1. Tokat bujqësore që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ndodhen brenda vijës kufizuese të
qyteteve, fshatrave ose qendrave të banuara.
2. Tokat bujqësore të përfshira në zonat me përparësi turizmin, sipas vendimit të Këshillit të
Ministrave nr.88, datë 1.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi turizmin”.
Në pikën 1 dhe 2 nuk përfshihen familjet ose individët që i kanë fituar këto toka bujqësore si
bashkëthemelues të ish-kooperativave bujqësore apo të ndërmarrjeve bujqësore.
3. Tokat bujqësore të përf shira në veprimtarinë eksperimentale-shkencore të instituteve
kombëtare shkencore.
4. Tokat bujqësore të dhëna në përdorim specialistëve të bujqësisë sipas vendimit të Këshillit
të Ministrave nr.452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqë sore”, pika 5, paragrafi
i dytë.
5. Tokat bujqësore që:
a. janë pushtuar ose fituar në mënyrë të paligjshme.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 dhjetor 2009 · 10208 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË PRONËSI, PA SHPËRBLIM, TË TOKËS BUJQËSORE”
- 17 maj 2012 · 56/2012 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8053, DATË 21.12.1995 “PËR KALIMIN NË PRONËSI PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.