Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Ligji nr. 18/2024, datë 15 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2024
- Data e miratimit
- 15 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 12 mars 2024
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2024-03-12
LIGJ
Nr. 18/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015
“PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “baste sportive” zëvendësohen me fjalët “baste sportive online” dhe fjalët “banka
të nivelit të dytë” zëvendësohen me fjalët “banka të licencuara nga Banka e Shqipërisë”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. “Baste sportive online” janë bastet e vendosura në faqe interneti, aplikacione ose platformë
elektronike të dedikuar, të autorizuar dhe të monitorueshëm të subjekteve të licencuara, në përputhje me
parashikimet e këtij ligji, për ngjarjet sportive ose/dhe lojërat sportive, të cilat do të ndodhin në të
ardhmen dhe që nuk përfshijnë garat e pistave.”.
2. Pas pikës 20 shtohet pika 20/1 me këtë përmbajtje:
“20/1. “Lojë fati promocionale – jackpot” është loja që organizohet nga subjektet që ushtrojnë
veprimtari në fushën e lojërave të fatit, kazino, resort kazino, kazino të vendosura në hotele me pesë yje,
që promovon besnikërinë e klientit vetëm brenda ambienteve të autorizuara ku kryejnë veprimtarinë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.