Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7889, DATË 14.12.1994 “PËR STATUSIN E INVALIDIT”

Ligji nr. 8052, datë 21 dhjetor 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8052
Data e miratimit
21 dhjetor 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 9 janar 1996
Hyn në fuqi
24 janar 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1996-01-09

LIGJ

Nr.8052, datë 21.12.1995

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7889, DATË 14.12.1994 “PËR STATUSIN E

INVALIDIT”

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Komisionit te Arsimit, Shkencës, Çështjeve Sociale dhe Shërbimeve

Publike,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 7889, datë 14.12.1994 “ Për statusin e invalidit”, bëhen këto ndryshime:

- Neni 4 ndryshohet si vijon: “Invalidët paj isen me dëshmi zyrtare identifikimi. Dëshmia

lëshohet nga Shoqata e Invalidëve të Punës, në bazë të KMAC”

- Në nenin 8, në pikën 1, gërma a, mbas fjalëve “ mjete lëvizëse” shtohen fjalët “përfshi dhe

autovetura” .

- Neni 9 ndryshohet si vijon:

“ Në shtëpitë ekzistuese të pushimit shteti në marrëveshje me subjektet që i kanë në pronësi

cakton një kontingjent vendesh për pushimin e invalidëve.

Në vendet e përshtatshme klimaterike, shteti cakton sipërfaqe të lira për ndërtimin e kampeve

të pushimit dhe qendr ave të rehabilitimit për invalidët. Rregullat e financimit për ndërtimin e tyre

vendosen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

- Në nenin 14, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Rregullat e punësimit dhe ripunësimit të

invalidit caktohen me ligj të veçantë”.

- Në nenin 19, në fund të pikës 2, në vazhdim shtohen fjalët: “individualisht ose nëpërmjet

shoqatave që mbrojnë interesat e tyre.”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.