PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 “PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 8055, datë 1 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8055
- Data e miratimit
- 1 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 19 shkurt 1996
- Hyn në fuqi
- 19 shkurt 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1996-02-19
LIGJ
Nr.8055, datë 1.2.1996
PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 “PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT
POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 16 e 17 të ligjit nr.7491, datë 29.4.19 91 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 2 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
"Të drejtën për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor e kanë të gjithë ata që ditën e
zgjedhjeve mbushin moshën 18 vjeç, kanë shtetësinë shqiptare, vendbanim të përhershëm në
Republikën e Shqipërisë për një periudhë kohe jo më pak se 6 mu aj dhe përmbushin kërkesat e ligjit
nr.8001, datë 22.9.1995 “Për genocidin dhe krimet kundër njerëz imit kryer në Shqipëri gjatë sundimit
komunist për motive politike, ideologjike e fetare”, si dhe të ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 “Për
kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik.""
Neni 2
Neni 4 ndryshohet si vijon:
"E drejta e zgjedhjes ushtrohet në bazë të listave të zgjedhësve.
Zgjedhësit marrin pjesë në votim në atë qendër votimi, në listën e zgjedhësve të së cilës është
regjistruar emri i tyre.
Të drejtën për të zgjedhur, zgjedhësi e ushtron personalisht dhe vetëm një herë, duke hedhur
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.