Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, "Për zonat e mbrojtura"

Ligji nr. 21/2024, datë 22 shkurt 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2024
Data e miratimit
22 shkurt 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 50, 20 mars 2024
Hyn në fuqi
4 prill 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2024-03-20

LIGJ

Nr. 21/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 81/2017,

“PËR ZONAT E MBROJTURA”

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:

“6/1. “Elemente tekniko-formale të shpalljes së zonës së mbrojtur” janë emërtimi i zonës së mbrojtur,

institucioni menaxhues, zonimi dhe nënzonimi, si dhe tipologjia e veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara

për zonën e mbrojtur ose secilën nënzonë të saj kur aplikohet.”.

2. Pas pikës 25 shtohet pika 25/1 me këtë përmbajtje:

“25/1. “Turizëm i ekselencës” në kuptim të këtij ligji është lloji i turizmit, i cili ofron akomodim në

struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shërbime turistike ekskluzive të

nivelit më të lartë.”.

3. Në pikën 36 pas fjalës “tradicionale” shtohen fjalët “ekonomike dhe turistike, duke përputhur

objektivin e mbrojtjes, efektivitetit dhe përshtatshmërisë, me veçoritë që paraqet zona e mbrojtur ose

nënzona”.

4. Pas pikës 37 shtohen pikat 38 dhe 39 me këtë përmbajtje:

“38.“Zonë natyrore e pashqetësuar” është zona në të cilën garantohen elementet thelbësore të

biodiversitetit, ekosistemeve, specieve dhe karakteristikat e gjeodiversitetit të zonës, në një gjendje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.