PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”
Ligji nr. 8070, datë 15 shkurt 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8070
- Data e miratimit
- 15 shkurt 1996
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 22 mars 1996
- Hyn në fuqi
- 22 mars 1996
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1996-03-22
LIGJ
Nr.8070, datë 15.2.1996
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN
E SHTUAR”
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 60 i ligjit nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, ndryshohet si vijon:
“Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Zbatimi i TVSH-së dhe zëvendësimi i tatimit mbi qarkullimin
fillon në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1996. Data e saktë e fillimit të zbatimit të këtij tatimi caktohet
nga Këshilli i Ministrave. Me fillimin e zbatimit të TVSH-së, ligji nr.7676, datë 3.3.1993 “Për tatimin
mbi qarkullimin” si dhe çdo dispozitë tjetër e lidhur me të, shfuqizohen.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.1389, datë 29.2.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.